Është ndarë nga jeta Prof. Thanas Fureraj, i cili shërbeu për 39 vite në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale me anë të një postimi në rrjetin social “facebook”.
NJOFTIMI:
Prof. Thanas Fureraj i shërbeu me përkushtim e profesionalizëm të lartë pêr 39 vite me radhë qytetarëve të shumtë që janë trajtuar në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT.
Ndarja e tij nga jeta do të lërë një boshllëk të pazëvendësueshëm për familjarët, kolegët, studentët dhe miqtë e tij.
U prehsh në paqe🙏🏼