Prokuroria e Posaçme SPAK ka mbyllur hetimet, për gjyqtaren e Elbasani, Zamira Vyshka, dhe avokatin Ilir Pashaj të akuzuar për një skemë korrupsioni në drejtësi.
Pas përfundimit të hetimeve SPAK i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për dërgimin e çështjes për gjykim në ngarkim të të pandehurve:
Zamira Vyshka, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.
Ilir Pashaj (avokat), Taulant Ramollari dhe Xhulio Musaj të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal,
Andrea Tirana i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.