Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka reaguar për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook për lajmin të vdekjes së mjekut të njohur, Isuf Kalo.
Begaj në postim shprehu ngushëllimet për familjes. Ai gjithashtu shtoi se profesor Kalo ishte një personalitet i përmasave ndërkombëtare në mjekësi dhe një autoritet i padiskutueshëm në fushën e endokrinologjisë.
“Mora lajmin e trishtuar për ndarjen nga jeta të Profesor Isuf Kalos. Profesor Kalo ishte një personalitet i përmasave ndërkombëtare në mjekësi, një autoritet i padiskutueshëm në fushën e endokrinologjisë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, miqtë e shumtë që ai pati, kolegët dhe studentët që e patën model profesional dhe pacientët e shumtë të cilëve ai iu përkushtua. Të qoftë dheu i lehtë Profesor!”, shkruan presidenti.