-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse, burg mësuesit të fizkulturës!

Kryesoret

Gjykata e Faktit në Gjirokastër ka vendosur masën e arrestit 40 ditor në ngarkim të Kleanthi Laçit i akuzuar për ngacmim seksual ndaj të miturve.

59-vjeçari Kleanth Laçi akuzohet për deklarim të rremë dhe për ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve. Laçi u pezullua nga puna e tij në shkollën 9 vjeçare të Tepelenës, deri në përfundim të hetimeve.

Në prononcimet që kolegët e tij dhanë për mediat, njëra prej mësueseve, u shpreh se nuk besonte që 59-vjeçari ta kishte bërë një gjë të tillë.

Ndërsa drejtoresha e shkollës, deklaroi se nuk kishin vënë re asgjë të dyshimtë në sjelljen e Kleanth Laçit kundrejt vajzave që pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht.

Gjendja e vajzave raportohet të jetë e mirë ndërsa kanë dhënë dëshminë e tyre për efektivët, në praninë e psikologes.

‘Nuk i shkaktoi dëme të rënda’, Prokuroria liron vëllain e nxënëses që u ngacmua seksualisht nga mësuesi në Tepelenë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit