-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Nuk i shkaktoi dëme të rënda’, Prokuroria liron vëllain e nxënëses që u ngacmua seksualisht nga mësuesi në Tepelenë!

Kryesoret

Lirohet nga ambientet e Komisariatit të Policisë së Tepelenës A.G. 29 vjeç i vëllai i njërës prej nxënësve 13 vjeçare te pretenduara se janë abuzuar seksualisht nga mësuesi i edukimit fizik në shkollën 9-vjeçare në qytetin e Tepelenës Kleanthi Laçi.

Mbajtja e tij ne dhomat e izolimit ne Komisariat nuk ka kaluar as kufijtë e 48-orërshit pasi Prokuroria e Gjirokastrës e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e tij dy ditë më parë pasi u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë pas dhunës së ushtruar ndaj mësuesit 59-vjeçar.

Arrestohet mësuesi që u rrah se ngacmoi të miturën në Tepelenë, në pranga dhe njëri nga agresorët!

Mësohet se lirimi i 29-vjeçarit nga dhomat e izolimit është bërë përmes një urdhri të posaçëm prej prokurores Edlira Manelli, e cila e ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e A.G. pasi nuk kishte shkaktuar dëme të rënda mësuesit Kleanthi Laçi.

Rrjedhimisht dhunuesi i këtij të fundit zhvishet nga çdo akuzë e ngritur dhe kësisoj është i lirë.

Dorëzohet i riu që dhunoi mësuesin: Më ngacmoi motrën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit