-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Donin të vrisnin prokurorin! Emrat e të arrestuarve në Durrës! 50 kontrata pronash

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga operacioni në tre qytete. Pesë persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji në 1 Nëntor të vitit 2019 në kryqëzimin e Shkozetit.

Të arrestuarit janë;
– Bashkim Haxhija, 54 vjeç;
– Marsel Decka, 38 vjeç;
– Endrit Sinani, 29 vjeç;
– Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, 40 vjeç,
– Juljan Pjetri, 45 vjeç

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 4 të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë me 5 të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar “Komploti”. Gjatë këtij operacioni, u zhvilluan kontrolle në 11 banesa, në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë.

Nga operacioni janë sekuestruar një armë gjahu, një jelek antiplumb, dy jelekë shpëtimi, dylbi me rreze të largët, 5 automjete, 4 milionë lekë, 6 aparate celulare, 50 kontrata shit-blerjeje pronash, dokumente, 11 ora dore të markave të shtrenjta dhe sende të tjera të ndryshme.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, FNSH dhe Repartin Special RENEA nën koordinimin e SPAK-ut. Nga atentati në 2019 u plagos prokurori Ndoji, që më pas u shkarkua nga vettingu, Landi Muharremi, i njohur me nofkën “Rrumi” i Shijakut dhe vdiq shoferi i zyrtarit, Andi Maloku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit