Dje në media qarkulloi një lajm që gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK-un të hetojë burimin e pasurisë së Ilir Metës dhe Sali Berishës, nëse është deklaruar sipas ligjit dhe nëse ka apo jo lidhje me vjedhjen e thesarit të shtetit, floririt në Krrabë. I pyetur sot nga mediat, Sali Berisha u shpreh i hapur për hetim.
“Jam i hapur për cdo lloj hetimi mbi tokë. Nuk kam asnjë koment. Jam fatmirësisht i vetmi ndoshta që iu nënshtrova një hetimi ndërkombëtar nga agjencitë më të fuqishme të planetit dhe doli ajo që thash. Edhe 100 vite nuk do të gjejnë dot një fakt” tha Berisha. Kallëzimi u bë nga avokati Idajet Beqiri.