Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Një mjet tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dyqanet në anë të rrugës.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’. Fatmirësisht nuk ka dëme njerëzore dhe paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë.