Plaurent Dervishaj, Julian Mecaj, Bashkim Haxhija dhe Marsel Deçka janë shpallur në kërkim nga SPAK pasi një bashkëpunëtor i drejtësisë i ka përfshirë në rrëfimet që ka pranuar që të bëjë përpara prokurorëve të strukturës së posaçme.
Ndaj Plaurent Dervishajt, i njohur si një nga të fortët e Durrësit ka edhe një tjetër urdhër arresti të lëshuar më parë, por dyshohet se fshihet në Dubai. Në kërkim është edhe Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist.
Pesë të shpallurit në kërkim së bashku me Akil Nerjakun që u arrestua në shtëpinë e deputetit socialist Rrahman Rraja akuzohen për disa vepra penale, pasi njëri nga të penduarit e drejtësisë pranoi që të rrëfejë shokët dhe krimet.