Arrestohet me urdhër të SPAK-ut, Akil Nerjaku. Ende nuk dihet arsyeja, por ai ka rënë në pranga në momentin që po kontrollohej shtëpia e Ramazan Rrahjas në Nikël të Krujës. Në shtator të vitit të kaluar, Nerjaku i shpëtoi një atentati me snajper në Durrës.
Nerjaku ka qenë duke lëvizur në zonën e plazhit në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Autorët kanë qëlluar me snajper nga brenda një furgoni sapo ai ka dalë nga automjeti i blinduar G-Class.
Plumbi nuk ka e kapur shënjestrën, por ka përfunduar në një automjet që ndodhej i parkuar, me targa të huaja. Akil Nerjaku nuk është emër i panjohur për policinë. Ai është arrestuar disa vite më parë për armëmbajtje pa leje dhe është liruar më pas nga gjykata.