-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I tradhtoi aroma e kanabisit, arrestohen dy shqiptarë në Britani/ Emrat

Kryesoret

Policia britanike ka arrestuar Elidon Zeka dhe Morin Lalaj  janë kapur duke kultivuar kanabis në një pronë të madhe në Uells.

Zbulimi u bë nëntorin e kaluar pasi policia ekzekutoi një urdhër kontrolli në pronën e madhe rurale disa milje jashtë Aberystwyth. Teksa policët hynë në pronë, ata vunë re menjëherë një erë të fortë kanabisi.

Hetimet e mëtejshme zbuluan 123 bimë kanabisi të mëdha, por të papjekura që rriteshin në gjashtë dhoma, si dhe 169 fidanë në kuzhinë. Furnizimi me energji elektrike ishte anashkaluar dhe dyshemetë dhe dritaret ishin të veshura me mbulesa plastike dhe pllaka izoluese.

Gjithsej 60 drita funksiononin me kohëmatës, si dhe me ventilatorë dhe sisteme ventilimi. Pesha e bimëve të gjetura nga oficerët ishte midis 7.7 kg dhe 23 kg me vlerë 250,000 £.

Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se shtëpia e madhe ishte blerë në shkurt të vitit të kaluar.  Një makinë BMW e parkuar jashtë u zbulua se kishte udhëtuar nga Londra për në pronë në 24 raste të veçanta që nga marsi 2022, por në çdo vizitë, ajo kishte qëndruar atje për vetëm një orë ose dy ditë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit