-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK kërkon burg përjetë për vrasësin e Dejvi Kasmit në Tiranë

Kryesoret

Pesë vite pas vrasjes së Dejvi Kasmit në Tiranë në 29 Janar 2018, SPAK ka kërkuar sot dënimin me burg për jetë për Aurel Hoxhallarin, që e akuzon për ekzekutimin e pronarit të palestrës, të cilin e qëlloi sapo doli nga godina. Për këtë ngjarje kishte edhe persona të tjerë të arrestuar, por disa u liruan me zhvillimin e hetimeve.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në datën 19.01.2023, konkluzionet përfundimtare të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, duke kërkuar ndërmjet të tjerave:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale të Vrasja me paramendim për interes”,  kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturar kriminal, në dëm të viktimës Dejvi Kasmi, dhe në bazë të neneve 78/2, 28/4 dhe 334/3 të Kodit Penal, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, i kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 278/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, e kryer në sasi të mëdha dhe në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, dhe bazuar në nenet 278/6, 334/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dënimin e tij me 15 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të nenit 283/2 dhe 334/1 e 28/4 të Kodit Penal, dënimin e tij me 20 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale të “Kultivimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284/2, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 15 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale të “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari me një dënim të vetëm me burgim të përjetshëm.

Vujatja e dënimit të bëhet në një burg të sigurisë së lartë dhe të fillojë nga dita e ndalimit të tij” njofton SPAK. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit