Autoritetet spanjolle kanë publikuar pamjet e operacionit ku u sekuestruan 4.5 ton kokainë dhe u arrestuan 15 persona, prej tyre 13 pakistanezë dhe 2 shqiptarë. Operacioni u krye nga Policia Kombëtare, Garda Civile dhe Mbikëqyrja Doganore.
Interceptado un carguero con 4.500 kilos de #cocaína al este de #Canarias y detenidos sus 15 tripulantes.https://t.co/7VdZOpDxFx pic.twitter.com/n39bmyR6JY
— Guardia Civil 🇪🇸 (@guardiacivil) January 20, 2023
Lënda narkotike u gjet në një anije mallrash që po lundronte në lindje të Ishujve Canarie. Hipja e policisë në anije ka qenë mjaft e komplikuar për shkak të detit të trazuar dhe përmasave të mëdha të anijes, me gjatësi 100 metra.
Anija “Blume” që mbante flamurin togolez, supozohej se po lundronte pa aktivizuar GPS-në. Ajo dyshohet se u nis nga porti i Santos në Brazil, dhe porti i deklaruar i destinacionit ishte Riga në Letoni. Anija ishte në përgjim pas dyshimeve që u finalizuan.