-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Dani Alves, Xavi: Jam i surprizuar dhe i shokuar

Kryesoret

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves është pas hekurave për akuzën ngacmim seksual.

Për arrestimin e Alves foli sot në konferencë për shtyp edhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez.

Konferencë e cila u mbajt në kuadër të ndeshjes që do të luhet nesër mes Barcelonës dhe Getafe-s.

Xavi u largua pak nga tema e ndeshje dhe hodhi fokusin te ish-kolegu i tij.

“E kam të vështirë të komentoj një situatë të tillë. Jam i surprizuar dhe i shokuar. Drejtësia do të bëjë punën e vet prandaj ne s’mund të futemi në këto argument. Ndihem shumë keq për Dani-n”, tha Xavi.

Sipas policisë, Dani Alves është ndaluar pasi kundër tij janë ngritur akuza për ngacmim seksual nga një grua natën e 30 dhjetorit 2022 në ambientet e diskotekës “Sutton” në Barcelonë.

Për këtë akuzë ligjet e shtetit spanjoll parashikojnë deri në 12 vite burg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit