Atletico Madridi ka fituar një 3 pikësh lehtësisht kundër Real Valladolid ku e shkatërroi me rezultatin 3-0 në kuadër të javës së 18-të në La Liga.
Los Colchoneros e nisën mirë takimin duke rrezikuar që në start, por edhe goli nuk vonoi shumë.
Në minutën e 18-të Antoine Griezmann asistoi te Alvaro Morata cili shënoi saktë duke nxjerrë në avantazh ekipin.
Në minutën e 28-të Mario Hermoso shënoi golin e 3.
Pjesa e dytë nuk kishte shumë raste, pasi që Atletico vetëm se kishte siguruar fitoren dhe nuk rrezikonte shumë.
Atletico Madridi mbetet në vendin e katërt në renditje me 31 pikë, ndërsa Valladolid është i 17-ti me 17 pikë.