Kryetari i Partisë Liria, Ilir Meta ka dalë në mbështetje të kandidatit të Sali Berishës në bashkinë e Laçit për zgjedhjet lokale të 14 majit.
përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka shprehur mbështetjen e tij për Behar Haxhiu.
“Urimet më të përzemërta për demokratët e Kurbinit në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Demokratike. I bindur se me kandidaturën e z. Behar Haxhiu si Kryebashkiak i Kurbinit në 14 Maj, Ndryshimi është i sigurt dhe triumfues”, shkruan Meta.