Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar sot në Kroaci pasi dyshohet se ka ndihmuar në kontrabandimin e disa emigrantëve.
Sipas mediave të huaja shqiptar është bashkëpunëtor i shoferit i cili ka braktisur një makinë më 6 emigrantë të plagosur.
29-vjeçari akuzohet gjithashtu për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm në Kroaci.
Policia bën me dije se ditën e mërkurë, shqiptari po drejtonte një makinë të tipit “Audi” me targa italiane duke i dhënë instruksione shoferit të makinës që po transportonte emigrantët.
Ditën e djeshme shqiptari është dërguar në paraburgimin e Istrias në Kroaci.