-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zef Brozi: Kush e mbron arkitektin e 21 Janarit?

Kryesoret

Mosvenia para pergjegjesise ligjore e ish kryeministrit dhe ish presidentit per aktin terrorist shteteror te 21 Janarit 2011 ku u vrane kater protestues dhe u plagosen disa te tjere eshte  deshmi tjeter se ai ka gardianet e tij ne prokurori, gjykata, BKH, polici, dhe ne te gjitha institucionet shteterore.

Demi qe keta individe dhe institucione po i bejne vendit eshte i jashtezakonshem dhe po minojne shtetin e se drejtes dhe demokracine. Pse SPAK nuk e ka marre ne pyetje ish kryeministrin qe nga zyra e tij urdheronte vrasjen e protestuesve, pengimin e hetimeve, zhdukjen e provave, madje sajonte skenar te paimagjinueshem nga njerez normal?

Fale medias dhe disa gazetareve kurajoze qe filmuan dhe sollen deshmi se si ndodhen vrasjet e protestuesve, arkitekti i krimit nuk mundi dot ta varrose te verteten, edhe pse i perdori te gjitha menyrat e tij djallezore. Kete 21 Janar 2023 nderimi qe mund t’u behet kater deshmoreve te demokracice te vrare nga shteti nuk eshte ceremoniali zyrtar i vendosjes se luleve aty ne Bulevardin Deshmoret e Kombit, por SPAK te marre te pandehur ish kryeministrin e 21 Janarit 2011 qe lau me gjakun e qytetareve te pafajshem Tiranen tone te bukur.

Provat, faktet  dhe ligjin prokuroret e SPAK-ut, oficeret e BKH i dine se jane bere publike gjate ketyre 12 viteve. Mjafton qe ata te kene kurajon dhe vulnetin per te kryer me pergjegjesi e ndershmeri detyren dhe misionin qe u eshte besuar.  Kete kerkojne familjaret e 4 te vrareve dhe qytetaret e Shqiperise. Vetem atehere do mund te themi se I pandeshkueshmi i ketyre 32 viteve me ne fund po pergjigjet para drejtesise. Vetem atehere populli do filloje te besoje tek SPAK, gjykata dhe institucionet e tjera te zbatimit te ligjit.

Zef Brozi ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë e Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit