Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u pa duke qarë kur shkoi në ceremoninë mortore në nderim të 7 zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme që vdiqën pasi helikopteri i tyre u rrëzua.
Ministri i Brendshëm, Denys Monastyrskyi, zëvendësi i tij dhe pesë zyrtarë të tjerë të lartë të ministrisë vdiqën kur helikopteri i tyre Super Puma i prodhimit francez ra në mes të mjegullës në një çerdhe në periferi lindore të Kievit.
Nga ky aksident ndërruan jetë 7 persona të tjerë përfshirë një fëmijë. Zyrtarët janë ende duke hetuar shkakun e ngjarjes fatale.
Helikopteri u rrëzua vetëm disa ditë pasi të paktën 45 persona u vranë në një sulm me raketa rus që rrafshoi pjesërisht një bllok banesash në qytetin juglindor të Dnipro.
“Trishtimi i papërshkrueshëm po mbulon shpirtin”, shkroi Zelenskiy në një postim në Telegram të shtunën.
“Ukraina po humb çdo ditë djemtë dhe vajzat e saj më të mira”.
Zelensky dhe gruaja e tij, Olena Zelenska bënë nderimet e tyre për të afërmit e viktimave brenda qendrës kulturore të Shtëpisë së Ukrainës në qendër të Kievit.