Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç i ka paralajmëruar serbët për ditë të vështira në lidhje për dialogun Kosovë-Serbi”.
“Asgjë nuk fshihet dhe asgjë nuk do të vendoset pa qytetarët tanë”, ka thënë Bërnabiç për TV Pink, raportojnë mediat serbe.
Sipas saj, Serbia që nga Lufta e Dytë Botërore nuk ka qenë në situatë më të vështirë, duke shtuar se presionet “po bëhen gjithnjë e më të forta”.
Ajo fajësoi opozitën në Beograd për këtë, ndërsa përsëriti se interesat e Serbisë dëmtohen nëse do t’i vendosin sanksione Rusisë.