Një banesë është përfshirë nga flakët në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Hajro Cakërri”.
Shkak i rënies së zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike e cila ka sjellë dëme të shumta materiale.
Mësohet se në banesë jetonte vetëm një person. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen.