Pavarësisht opinionit të disa prej banorëve se Kiara është duke bërë lojë me Luizin, ky i fundit nuk heq dorë nga Kiara dhe nga tentativat për ta bërë atë për vete.
Duke folur me Efin, Luizi i tha asaj se ka zgjedhur variantin e tij, pra që t’i besojë Kiarës, dhe jo variantit tjetër që ajo mund të jetë duke bërë lojë.
Efi dhe Luizi folën edhe për ish-banorët e shtëpisë. Sipas Luizit, Dean e shpëtoi puthja që shkëmbeu me Amosin dhe sipas tij, kjo ishte arsyeja publiku vendosi të nxirrte jashtë shtëpisë Mikelën.