“Këtë pasdite (me orën lokale), 418 turistë peruan dhe të huaj u transferuan nga Machu Picchu në Cusco”, tha në Twitter ministria e turizmit të Perusë, kryeqyteti historik i perandorisë Inka.
Më herët, autoritetet peruane kishin vendosur të mbyllnin Machu Picchu për publikun, për shkak të rrezikut për sigurinë e vizitorëve.
Udhëtimi me tren është i vetmi opsion që turistët kanë për të arritur në zonën ku ndodhet atraksioni më i njohur i Perusë. Protestuesit antiqeveritar shkatërruan një pjesë të rrjetit hekurudhor duke bllokuar qindra turistë në komunitetin e Aguas Calientes.