Brenda kësaj jave, PS do të dorëzojë në SPAK dosjen me kallëzimin e ri për 21 Janarin e 12 viteve më parë kur në protestën e zhvilluar përballë Kryeministrisë që brenda ishte Sali Berisha u vranë 4 qytetarë.
Deputeti socialist nuk pranoi që të jepte detaje duke thënë se ekspertët më të mirë të PS-së po punojnë për kopsitjen e dosjes.
“PS është subjekti që ka thirrur protestën e 21 Janarit. 4 dëshmorët janë 4 prej nesh. Ne jemi palë e dëmtuar. Dhe në dritën e provave të reja. Audio-përgjimi që është bërë publik.
Bazuar në faktin që dosja për vrasjen e Aleks Nikës është në prokurorinë e Tiranës dhe për të nxitur SPAK-un, kështu që në ditët në vijim PS do të ketë kallëzimin e vet. Patjetër brenda kësaj jave.
Ekspertët penalistë do ta mbarojnë, po diskutojnë për formalizimin. Pse nuk e heton SPAK-u masakrën e 21 Janarit?” tha ai.