Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka zgjedhur kandidatët për kryetarë bashkie që do garojnë në 14 maj në tre bashki të jugut që PD-ja e Sali Berishës i la zona të lira. Për Bashkinë e Himarës është zgjedhur të garojë Fredi Beleri, në bashkinë e Finiqit Leonidha Hristu si dhe në Dropull Anastas Maneka.
“Këshilli i Përgjithshëm i OMONIA-s është mbledhur ku ne rend te ditës ishin zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit. Këshilli i Përgjithshëm zgjodhi unanimisht kandidatët për kryetar bashkie OMONIA-PBDNJ për zgjedhjet e ardhshme në bashkitë Dropull-Pogoni, Finiq dhe Himarë ku në bashkinë Dropull-Pogon kandidat do të jetë z.Thanas Maneka, në bashkinë e Finiqit kandidat do të jetë z.Leonidhe Kristo dhe në bashkinë e Himarës z.Fredi Beleri”, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare të Omonias.