Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, duke folur në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, u shpreh se nevojitet dhe kuptohet emergjenca për të shuar një nga vatrat më potenciale të konfliktit në rajonin e Ballkanit, që është pikërisht ai mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kuptohet emergjenca për të shuar një ndër vatrat më potenciale për konflikt në Ballkan që është ai mes Kosovës dhe Serbisë. Mendoj që sigurisht që gjithë kjo përpjekje nuk do dalë pa një rezultat. Është një moment i mirë , do të ishte një moment i vyer që të mbërrihet në një sukses të Kosovës. Në këto kohë kur Serbia nuk e ka më mbështetjen e Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, është bërë më e dobët dhe kjo është një mundësi e mirë për Kosovën.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij, Çollaku.
Ilir Kulla në “5 Pyetjet”: Vizita e Osmanit në Vatikan, historike!