Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen në Gjermani. Një grua 44-vjeç u vra në Markdorf të Gjermanisë dhe i dyshuar për vrasjen e saj është ish-bashkëshorti shqiptar.
Vrasja ndodhi të shtunën në orën 13:00 në rrugën kryesore të atij qyteti pranë liqenit të Konstancës. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat gjermane, gjithçka ka ndodhur në një treg lokal.
Sipas mediave gjermane, shqiptari ka pasaportë serbe. Gruaja fatkeqe ishte duke punuar në treg, kur u shfaq ish-bashkëshorti i saj, i dehur, i cili ka nxjerrë armën dhe e qëlloi.
Ai qëlloi në drejtim të saj dhe gruaja u rrëzua. Klientët dhe shitësit e tjerë i erdhën menjëherë në ndihmë, duke u përpjekur ta mbanin në jetë. Fatkeqësisht, ishte tepër vonë, kështu që as mjekët e ambulancës nuk mundën ta ndihmonin.
Ndërkohë, vrasësi ka hipur në një taksi dhe është larguar. Menjëherë është nisur kërkimi për të dhe është arrestuar të dielën. Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara nga Bild, bashkëshortët kanë qenë të ndarë prej disa kohësh.