Deputetit i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook në lidhje me lajme e fundit të publikuara në mediat britanike për emigrantët shqiptarë.
Për mes postimit ai u shpreh se arsyeja se pse ata rrezikojnë jetën për të udhëtuar drejt Anglisë është për t’i shpëtuar qeverisjes që është në pushtet.
Ai gjithashtu shtoi se opozita duhet zë ngrihet dhe të ofrojnë siguri për qytetarët.
Postimi i plotë
Qeveria e gomoneve lips një opozitë alternativë.
Që nga dje jam shokuar nga lajmet e publikuara në mediat britanike që raportonin se mbi 300 emigrantë, shumica shqiptarë mbërritën në Angli nga Kanali i Lamanshit. Në fakt, shqiptarët prej muajsh janë bërë kryefjalë e mediave britanike për shkak se marrin risk për të shkuar në mënyrë të jashtëligjshme atje.
Por ajo që raportohet në këto 24 orët e fundit është më e rëndë për shkak se ndonëse temperaturat janë afër zeros, ndonëse deti ka qenë i trazuar, aq të pashpresë janë shqiptarët në Shqipëri sa nuk marrin parasysh faktin se mund të humbasin jetën duke kaluar Lamanshin me një gomone plastike.
Ky është një tregues i qartë se qytetarëve këtu u ka shkuar thika në palcë dhe marrin përsipër riskun e humbjes së jetës vetëm për të “shpëtuar” nga kjo qeverisje.
Nga kjo situatë unë nxjerr edhe një konkluzion tjetër. Që ne si opozitë duhet të ngrihemi në lartësinë që na thërret detyra e të bëhemi alternativë e qytetarëve. Për tu thënë atyre se ikja, braktisja e prindërve të tyre, e vendit të tyre nuk është zgjidhja më e mire. Në duhet të ofrojmë siguri te qytetarët se së bashku mund të sigurojmë një jetesë shumë herë më të mirë se atje ku ikin. Shqipëria i ka te gjitha potencialet. Mjafton vetëm që në Shqipëri të mos vidhet, të mos bëhet korrupsion dhe të mos pastrohen paratë e krimit të organizuar.