-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Është nisur drejt vendlindjes”, policia greke nis “gjuetinë” për shqiptarin që vrau “amerikanin”

Kryesoret

Policia greke ka nisur punën intensive për kapjen një 38-vjeçari shqiptar që akuzohet për vrasjen e një 47-vjeçari në Kalamata, i njohur ndryshe si ‘amerikani’.

Mediat greke raportojnë se vrasja ka ndodhur ditën e premte ndërkohë shqiptari thuhet se fshihet në një mal në zonën e Kitries dhe dyshohet se është nisur drejt Shqipërisë.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se mes shqiptarit dhe viktimës ka pasur mosmarrëveshje, ndërsa 38-vjeçari mendohet se është arratisur nga një lokal në pronësi të dy grekëve ku ka marrë prej aty ushqime dhe veshje.

Gjithashtu mediat grek bëjë me dije se nuk dihet nëse shqiptari ka dashur të vriste 47-vjeçarin apo e ka qëlluar në këmbë për shkak të kanosjes dhe plumbi ka goditur një arterie qendrore duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe dhe më pas vdekjen.

Ndërkohë, sot dalin para gjykatës 22-vjeçari i përfshirë në vrasje si dhe dy shtetasit grek të moshës 40 dhe 50 vjeç, të cilët përballen me akuzën për strehim të kriminelëve.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit