Gazetari dhe moderatori Arbër Hitaj, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo u shpreh se në rastin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në një qytet të caktuar, sigurisht që avantazhi është i atij që është aktualisht kryetar, sepse ke dhe gjeneron interesa të caktuara.
Sipas Hitajt, kjo është një garë tërësisht për qytetin dhe jo një garë politike, ndërsa shtoi se nuk shikon ndonjë figurë të opozitës që të ketë avantazhe ndaj atyre të Partisë Socialiste.
“Avantazhi në raste të tilla gjithmonë anon në atë që është aktualisht kryetar. Sepse ke interesa, gjeneron interesa. Kjo është një garë tërësisht për qytetin dhe jo një garë politike. Të sfidosh regjimin, siç thotë opozita, duke përdorur të njëjtat metoda dhe të presësh rezultatin ndryshe, mua më duket zgjedhje e gabuar. Nuk shikoj avantazhe të dukshme përballë kandidatëve të PS. Shikoj disa qytete që kanë marrë shumë investime.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij gazetari Hitaj.
Vokshi në “5 Pyetjet”: Ka ardhur koha që qytetarët të votojnë kandidatin, jo partinë!