-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krijohet regjistri për pronat shtetërore, Lame: Skema si dhe ku duhet të aplikoni

Kryesoret

Agjencia Kombëtare e Kadastrës ka filluar një nismë për të kërkuar, identifikuar dhe regjistruar pronat shtetërore nga Presidenca deri te institucionet lokale.

Artan Lame tha se ditën e mërkurë do të kalojë VKM-ja dhe më pas pronat e institucioneve lokale dhe qendrore mund të hidhen në Regjistrin e Pronave Publike në E-Albania.

Sipas Lames vitin e fundit janë identifikuar 260 mijë prona shtetërore ku një pjesë e madhe rezulton e paregjistruar, gjë që ka shkaktuar dhe rastet e shumta të abuzimit prej kohësh.

Në këtë regjistër të gjitha institucionet mund të futen dhe të shikojnë pronat që kanë dhe për ato që nuk kanë mund të dorëzojnë dokumentet për aplikimin.

Tani jemi fokusuar tek regjistrimi i pronës shtetërore. E dimë të gjithë se çfarë ka ndodhur. Nuk dua të vendos gishtin mbi të shkuarën. Rastet me abuzimin janë të pafundme dhe ka nisur për shkak të mos regjistrimit ndër vite të pronës shtetërore”, u shpreh Lame.

Ai tregoi edhe një rast konkret të abuzimit. “Sjell shembullin e burgut të Shënkollit në Lezhë që i ka dalë pronari oborrit të burgut. Godina ka mbetur në shtet dhe oborrit i ka dalë pronari”, tha ndër të tjera Lame.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit