-sidi education-spot_img
22.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Familja e Ramës dhe tokat në Vuno! Harta e aferës

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha denoncoi sot kryeministrin Edi Rama duke e akuzuar për tjetërsimin e pronave në Vuno dhe Jug të vendit. Në konferencën për mediat, Berisha publikoi edhe disa harta, që sipas tij faktojnë akuzat. Tha se për këtë arsye u shkarkua i ndjeri Artan Lame nga Kadastra pasi nuk firmosi për regjistrimin e pronave në emër të familjes së kryeministrit.

Konferenca e Sali Berishës

Nga dokumentet rezulton se prona ishte bllokuar nga ASHK për mungesë dokumentacioni si raporti i vlerësimit dhe kontratat e shitjes.

Dhe për tre vite nga blerja, rezulton e tillë.

Për t’ua thjeshtuar pak që në fillim, se nuk mund ta imagjinoni.

Toka nuk ka shitës.

Nuk ka.

Unë e kuptoj se si ka mundësi, në republikën e kolonel Buendias të Gabriel Markez funksionon vetëm fantazia.

Toka nuk ka shitës pra.

Ky është narko-shteti i Edi Ramës.

Por Isa Aliu është kujtuar të çojë një kërkesë në ASHK për heqjen e kufizimeve në fund të vitit 2024.

Pra, ASHK e ka bllokuar sepse nuk ka shitës dhe këtë Isa Aliu alias Isa Rama e kërkon heqjen e kufizimeve në fund të vitit 2024.

Ndërkohë, i ndjeri Artan Lame u shkarkua në mars të vitit 2023 vetëm pesë ditë pasi publikoi në Klan News hartën e tokave të Vunoit.

Kjo tërboi kreun e Meduzës, pronarin fiktiv falso Edi Rama.

Dhe e shkarkoi.

Pse? Se publikoi hartën.

Armand, tani kërkoj pak ndihmën tënde që t’ua shpjegosh hartën.

Sali Berisha: Armand, tani të kërkoj pak ndihmën tënde t’ia shpjegosh.

Armand Maho: Këtu është harta e Vunoit. Ne e kemi bërë publike që në vitin e kaluar në mars.

Armand Maho: Toka që pretendohet ndodhet këtu. Hoteli Zigzag.

Sali Berisha: Po, hoteli Zigzag është aty.

Armand Maho: Ngjitur me këtë, po ta vini re mirë, është prona 3/613. Ndërkohë blloku i pronave ku do të ngrihet hoteli është 3/614, 3/615 dhe 3/616. Pra janë tre blloqe pronash që bëjnë 15 mijë metra katrorë, që i përkasin, jo këtyre numrave që janë deklaruar në certifikatë pronësie, po këtij numrit këtu, 3/552, e cila, sipas tyre është lënë tokë publike.

Sali Berisha: Pa pronar!

Armand Maho: Pra, informacionet tona është që Rama e ka tokën këtu. Vetë domethënë ka folur për majën e Kolekës. Ja ku është gryka. Ktheje dhe një herë te harta.

Sali Berisha: Koleka që skanë asnjë lidhje me Kolekën e tij.

Armand Maho: Ja ku është gryka dhe maja e Kolekëve është këtu. Pra është në të njëjtën, në të njëjtën zonë, në të njëjtën parcelë, me të cilën ata kanë përfituar tokën. Dhe thotë domethënë vendimi thotë, bishti i Vishës së Vogël. Bishti i Vishës së Vogël i bie këtu. Po deri këtu, nga ky këtu, deri këtu e kap bashkia Himarë. Pastaj këtej vazhdon njësia administrative Vuno

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit