-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ku po shkon?”/ Ndalohet makina! Kapet i riu me pistoletën me 7 fishekë në Tiranë

Kryesoret

Arrestohet në Tiranë një 26-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pistoletë. Ai është Silger Dimo Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me krehër me 7 fishekë.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gray”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Petrit Radovicka”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. D. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 26 vjeç, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit