-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakra me 10 të vdekur në SHBA, autori i dyshuar gjendet i vetëvrarë

Kryesoret

Policia e Kalifornisë ka identifikuar personin e armatosur e dyshuar për vrasjen e 10 personave në një studio vallëzimi pranë Los Anxhelosit.

Ai u gjet i vdekur në një furgon të bardhë. Ky person, me emrin Huu Can Tran, 72 vjeç, “kishte një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri”, tha sherifi i qarkut, Robert Luna.

Dhjetë persona të tjerë u plagosën në të shtënat dhe shtatë prej tyre janë ende në spital – disa në gjendje kritike – thanë autoritetet e sigurisë në një konferencë shtypi të dielën pasdite në Montrei Park.

Policia tha se ende nuk e di motivin për vrasjen e shumfishtë gjatë festimeve të Vitit të Ri Hënor.

Ata thanë se 10 personat që u vranë janë ende duke u identifikuar, por dukej se ishin në moshën mes 50 dhe 60 vjeç, dhe disa ndoshta edhe më të vjetër. Më herët, zyrtarët thanë se pesë gratë dhe pesë burrat që u vranë ishin me origjinë aziatike.

Monteri Park gjendet 13 kilometra në lindje të Los Anxhelos. Ky qytet ka afër 60.000 banorë dhe është shtëpi e një komuniteti të madh aziatik.

Festivali vjetor për Vitin e Ri Hënor zgjat një javë dhe më herët ka mbledhur mbi 100.000 vizitorë.

Këto ishin të shtënat e pesta masive në SHBA gjatë këtij muaji, thuhet në të dhënat e databazës së Associated Press dhe USA Today, sa i përket vrasjeve masive në Shtetet e Bashkuara./rel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit