Prurjet e mëdha kanë sjellë probleme në disa akse rrugore në Vlorë. Aksi që të çon në fshatin Plocë dhe Sevaster, pasi ka pasur rrëshqitje të madhe dheu.
Siç shihet edhe nga fotot një pjesë e rrugës është bërë e pakalueshme, pasi nga momenti në moment rrëshqitja mund të “gllabërojë” edhe asfaltin.