Policia gjermane ka arrestuar të moshës 35 si dhe 40 vjeç pasi u kapën në flagrancë duke hyrë në një banesë në Obercatrop.
Në momentin që po hynin në banesë shqiptarët u panë nga një person i tretë, i cili njoftoi policinë.
Teksa policia shkoi në vendngjarje, një nga shqiptarët tentoi që të largohej nga vendi duke u hedhur nga dritarja, por e pa mundur.
Atyre gjithashtu iu sekuestruan të gjitha gjerat me vlerë që kishin marrë, ndërkohë që po punohet për të gjetur nëse ata janë autor të grabitjeve të tjera.