Pasditen e sotme është përfshirë nga flakët një azil në Kavajë. Zjarri dyshohet se ka rënë aksidentalisht.
Si pasojë është dëmtuar lehtë një e moshuar që qëndron në këtë qendër. Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.