Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të mituri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Kuqe. Bëhet fjalë për 2-vjeçarin Endri Toma.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në kryqëzimin e Fushë Kuqes dhe se ka persona të dëmtuar në të dyja automjetet, Albi Rexhepi dhe Imelda Rexhepi.
Njoftimi i policisë:
Kurbin/Informacion paraprak: Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushe Kuqes”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjeria I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Aksident i rëndë në Fushë-Kuqe të Kurbinit, humb jetën një 2-vjeçar!