-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënoi se do të vriste presidentin portugez, arrestohet i dyshuari

Kryesoret

Policia portugeze arrestoi sot një burrë që dyshohet se ka shantazhuar dhe kërcënuar se do të vriste presidentin e vendit, Marcelo Rebelo de Souza duke i dërguar një pako me një plumb dhe duke i kërkuar një milion euro.

Në deklaratën policia thotë se arrestimi i të dyshuarit është rezultat i një “hetimi të gjerë” që ka çuar në identifikimin e personit që ka bërë kërcënimet tetorin e kaluar.

Të arrestuarit i është kontrolluar shtëpia dhe kundër tij është ngritur rasti për tentativë zhvatjeje dhe armëmbajtje pa leje. Sipas autoriteteve ai kishte precedentë penalë.

“Ky person padyshim që donte para. Nuk ishte një kërcënim politik”, komentoi presidenti, duke shpjeguar se ai nuk e kishte konsideruar kërcënimin veçanërisht serioz. 

“Nuk e kam parë letrën”, por autori i saj “ka kërkuar një milion euro, shumë që nuk e kam gjithsesi”, ka vijuar ai, duke sqaruar se autori i ka dërguar edhe “një numër telefoni dhe një llogari bankare”.

Rebelo de Souza, një ish-profesor juridik dhe komentator politik u zgjodh president i Portugalisë në vitin 2016, por vazhdoi të angazhohej me bashkatdhetarët e tij pa i kushtuar shumë vëmendje sigurisë dhe protokollit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit