-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i mikut të Ramës në SHBA, Meta: Skandale të tjera do të dalin

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar arrestimin e Charles McGonigal, agjenti special që drejtonte divizionin e kundërzbulimit në Nju Jork gjatë periudhës 2016-2018 dhe lidhjen e tij me Edi Ramën, pranuar nga vetë kryeministri i Shqipërisë.

Dihet që raporti më i pasinqertë është ai mes Ramës dhe SHBA-së, nga Bilal te Çarlsi, skandal pas skandali, që tregon se nuk ka asnjëherë raport vlerash, por aferash, korrupsioni dhe instrumentalizimi i këtyre marrëdhënieve për të helmuar marrëdhëniet përmes korrupsionit të zyrtarëve amerikanë  dhe përdorimit për qëllime të luftës së brendshme politike. Nuk jam aspak i habitur, skandale të tjera do të dalin” tha Meta.

Por çfarë ka ndodhur?

Departamenti i Drejtësisë thotë se McGonigal fshehu nga FBI-ja detajet e një udhëtimi që bëri në Shqipëri në vitin 2017, së bashku me një ish-zyrtar të shërbimeve shqiptare të zbulimit, i cili i kishte dhënë 225 mijë dollarë. Prokurorët thonë gjithashtu se ai nuk dha emrin e personit që e shoqëronte gjatë udhëtimit, si dhe nuk informoi se qëndrimi i ishte siguruar falas.

Departamenti i Drejtësisë thotë se pasi mbërriti në Shqipëri, ai u takua me kryeministrin shqiptar dhe e dekurajoi atë nga dhënia e liçencave për kompani ruse guackë për kërkime për naftë në vend. Prokurorët thonë se personat shqiptarë që janë kontakte të zotit McGonigal kishin interesa financiare me këto vendime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit