Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka dërguar një letër të dërguarit të SHBA-ve, për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.
Me anë të letrës Kamberi i ka kërkuar Escobarit që Lugina e Preshevës të përfshihet në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu ai ka njoftuar se një letër me përmbajtje të tillë do t’ja përcjell dhe Josep Borell.
“Në fazën kur ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, duke se dialogut të Kosovës me Serbinë, po i japin një dinamikë të re, në pritje që edhe Lugina e Preshevës të përfshihet, në dialogun të cilin e quan si mundësi e fundit për të zgjidhur çështjen e shqiptarëve, sot, përmes kësaj letre, iu drejtova të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimorë, z. Gabriel Escobar. Një letër me përmbajtje të njëjtë, do t’ja përcjell dhe Josep Borell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian”-shkruan ndër të tjera Kamberi.