Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi sot shumicën qeverisëse socialiste për dosjen e inceneratorëve që në Sharrë nuk bëhet incenerim, por vetëm groposje. Gjithashtu për përmbytjet fajësoi qeverinë për menaxhimin e keq.
“Permbytjet e Shkodres jane nje drame qe eshte perseritur tre here brenda me pak se tre muaj per shkak te qeverisjes se korruptuar deri ne palce.
Gjendja e renduar ne Shkoder ku mbi 1400 Ha jane permbytur eshte renduar si pasoje e keq administrimit te sektorit energjetik ne Shqiperi.
KESH deshtoi me qellim ne aftesine rezervuese ne Fierze dhe tani shkarkon prurjet dhe permbyt pronat dhe shtepite e shkodraneve
Kuota maksimale per kete periudhe lejonte perpunimin e te gjitha prurjeve pa shkarkime.
KESH mund te dilte ne shitje dite me pare dhe jo ne date 16 Janar dhe keshtu do ishin evitoheshin permbytjet, shkarkimi pa prodhim dhe humbjet financiare.
Fondet e dhena nga qeveria për kullimin jane skandaloze dhe kurrsesi nuk mund perballojne situata te tilla.
Problematika me të cilën ne po perballen qytetaret e Shkodres është hapja në mënyrë të pakontrolluar e portave të kaskadës së Drinit, pasi sasia shume e larte e ujit te shkarkuar eshte e paperballueshme per sistemin e kanalizimeve.
Mungesa e plote e ndihmes konkrete per qytetaret e Shkodres te cilet iu jane permbytur pronat, shtepite eshte nje veper penale” tha ai.