15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri britanik: 176 fëmijë shqiptarë azilkërkues janë zhdukur

Kryesoret

Londra pranoi se 200 fëmijë azilkërkues të cilët ishin të vendosur në hotele nga Zyra për Punët e Brendshme janë zhdukur. Në mesin e tyre përfshihen një vajzë dhe të paktën 13 fëmijë nën 16 vjeç, tha ministri i Brendshëm Simon Murray në Dhomën e Lordëve të Hënën.

Deklarata vjen pasi një burim nga një prej zyrave të Ministrisë së Brendshme në Brighton tha se disa fëmijë ishin rrëmbyer në rrugë jashtë një ndërtesë dhe ishin futur në makina.

Departamenti është paralajmëruar nga policia se azilkërkues në moshë të mitur, që kishin mbërritur së fundmi në Britaninë e Madhe, një pjesë e mirë me varka të vogla, pa prindër apo kujdestarë, do të ishin në shënjestër të rrjeteve kriminale.

Ministri britanik tha se 88 % e 200 fëmijëve, 176, janë me origjinë shqiptare, dhe u shpreh se qeveria shpreson që të heqë dorë nga përdorimi i hoteleve si vende akomoduese për fëmijët, sa më shpejt të ishte e mundur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit