Dy muaj zgjati ëndrra britanike për një 20-vjeçar shqiptar duke përfunduar pas hekurave. Shkak u bë zbulimi i 200 bimëve kanabisi me vlerë mbi 177 mijë paund, në një banesë në Workington, Cumbria.
D.Truni u arrestua të shtunën, basi policia bastisi banesën e cila ishte përshtatur për kultivimin e drogës. 20-vjeçari kishte vetëm 2 muaj që kishte shkuar në Britani dhe ishte personi i vetëm që u gjet në banesë. Ai pranoi akuzën e kultivimit të drogës dhe u dënua me 8 muaj burg.
Në gjykatë u tha se Truni kishte shkuar në Britani me varkë. Ai u shpreh se humbi të gjitha sendet personale gjatë rrugës, nuk kishte para, akomodim, kontakt apo njohje të gjuhës angleze. Ai takoi dikë dhe nga dëshpërimi ra dakord për t’u kujdesur për bimët në një pronë në Gladstone.