Presidentja e Perusë, Dina Bolluarte bëri thirrje sot për një “armëpushim” ndërsa protestat që kërkojnë dorëheqjen e saj dhe shpërbërjen e Parlamentit vazhdojnë dhe kanë lënë tashmë 46 të vdekur.
“Unë e thërras vendin tim të dashur për një armëpushim kombëtar” për të “rivendosur dialogun për të vendosur axhendën për çdo rajon dhe për të zhvilluar vendin,” tha ajo në fjalimin e saj para korrespondentëve të huaj.
“ Nuk do të lodhem duke kërkuar dialog, paqe dhe unitet”, shtoi ajo, duke përsëritur fjalë për fjalë frazën që kishte thënë tashmë më 20 janar, në një fjalim televiziv.
Boluarte siguroi se ajo “nuk ka ndërmend të qëndrojë në pushtet” , por do të respektojë Kushtetutën dhe do të japë dorëheqjen kur të zhvillohen zgjedhjet, të cilat janë caktuar për në vitin 2024. “A do të ishte dorëheqja ime një zgjidhje për krizën dhe dhunën? Kush do të merrte presidencën e Republikës?”. pyeti ai.
I prekur dukshëm, Boluarte kërkoi falje edhe për të vdekurit.