-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Brenda “shtëpisë së barit” në Shijak

Kryesoret

Në sajë të një megaoperacioni policia ka arritur të zbulojë një banesë të përshtatur për kultivimin e kanabisit në Shijak.

Në vijim të operacionit policia ka arrestuar Fredi Krasniqin dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij Selman Krasniqi të cilët janë pronarët e shtëpisë dhe dyshohen si autorë të krimit.

Sipas njoftimit të policisë Kati i tretë dhe i katërt i vilës në fshatin Sallmone, ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Arsenali i armëve i bandave kriminale, çfarë zbuloi policia në “shtëpinë e barit” në Shijak?

Gjatë kontrollit në këto dy kate, u gjetën dhe u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera  që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu u gjet edhe një arsenal i armësh  të fshehura në një mur të dyfishtë, ku u gjendën 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit