-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj ‘refuzon’ Boçin si kandidat të PD për Bashkinë e Elbasanit!

Kryesoret

Pak ditë pasi Luçiano Boçi, Sali Berisha dhe Ilir Meta mblodhën simpatizantët e tyre për të festuar 32 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike në Elbasan, ‘grupimi’ i Alibeajt ka zbritur në terren.

Kryetari i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj organizoi sot një festë me mbështetësit e grupimit të kundërshtarëve të Berishës dhe Boçit. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe deputetët e zgjedhur të Partisë Demokratike të cilët bojkotuan pak ditë më parë Luçiano Boçin. Në sallë janë parë Gazmend Bardhi, Zheni Gjergji e Lefter Gështenja.

Ndërkaq, Dashnor Sula ka njoftuar mungesën për shkaqe shëndetësore dhe Flutura Açka për shkak të një udhëtimi jashtë vendit.

Teksa u pyet për kandidatin e Partisë Demokratike për bashkinë e Elbasanit, Alibeaj tha për mediat se qëllimi ishte që të arrihej në një dakordësi për një kandidat që do kishte mbështetjen e të gjithë demokratëve.

Mes të tjerash, ai nuk ra dakord për kandidaturën e Luçiano Boçit për bashkinë e Elbasanit. Sipas tij, duhen bërë sondazhe me qytetarët dhe të merret mendimi i selisë lokale për të caktuar një kandidat që përfaqëson të gjitha rrymat dhe jo një kandidat të njëanshëm i cili nuk siguron dot fitoren.

Alibeaj tha se do të merret mendimi i strukturave dhe më pas në Kryesi dhe Kolegjin e Kryetarëve do të miratohet kandidatura për Bashkinë e Elbasanit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit