Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka reaguar në lidhje me dhunimin e gazetarit Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij në Lezhë.
Nikolla në reagimin e saj dënoi sulmin ndaj gazetarit dhe u bëri thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen.
Ajo gjithashtu shtoi se një sulm i tillë është goditje ndaj lirisë së medias.