Pas dorëheqjes nga mandati të Grida Dumës, postin e anëtarit të PD në Komisionin për politikën e jashtme e ka zënë deputeti Agron Gjekmarkaj.
“PROJEKT-VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 69/2021 “PËR CAKTIMIN E ANËTARËSISË SË KOMISIONEVE TË PËRHERSHME TË KUVENDIT”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, të neneve 21 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit,me propozim te Grupit Paralametar të Partisë Demokratike,
K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:
I. Në pikën I të vendimit nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar, bëhet ky ndryshim:
“Deputeti z. Agron Gjekmarkaj caktohet anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme”
II. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë” thuhet në vendim.