Joy Aoko e cila u dhunua dhe u hodh nga kati i dytë i ndërtesës është larguar nga Shqipëria ditën e sotme drejt vendit të saj, Kenia.
Ditën e sotme ajo la spitalin e Traumës për vijuar mjekimin në spitalin Kenyatta në Kenia.
Që prej 14 gushtit të vitit 2022 Joy ndodhej e shtruar në spital pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë.
Që prej asaj dite ajo është në gjendje kritike dhe ka nevojë për kujdes të specializuar neurologjik, i cili nuk ishte i disponueshëm në Shqipëri.